Fundamenti

BE: Dhuna është e papranueshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjuajtja me vezë nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës në drejtim të kryeministrit, Isa Mustafa, derisa ai kishte nisur raportimin e tij për marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, ka bërë që seanca e Kuvendit të ndërpritet dhe të shtyhet për disa herë. Por, situata e krijuar dje në Kuvendin e Kosovës ka marrë nota të ulëta nga Bashkimi Evropian, Zyra e BE-së në Prishtinë dhe ambasadori i SHBA-së dhe i Britanisë së Madhe. Të gjithë e kanë quajtur të papranueshme dhunën e shkaktuar në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ajo nuk është mënyra e duhur për t’i zgjidhur situatat e rëndësishme për vendin.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një prononcim për gazetën “Zëri”, ka thënë se ajo që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës nuk është mënyra se si shoqëritë demokratike funksionojnë.

United Hospital

“Çfarë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës dje nuk është mënyra se si shoqëritë demokratike i diskutojnë çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Zhbogar për “Zërin”. Sipas tij, kjo është një mënyrë e ulët e cila nuk lavdëron institucionet e shtetit. “Kjo mënyrë vetëm sa tregon mosrespektim të institucioneve”, ka përfunduar reagimin e tij Zhbogar./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.