Qeveria në krizë buxhetore
Pasojat e keqqeverisjes, kontrabandës dhe korrupsionit. Investimet kapitale janë reduktuar së tepërmi
“Kjo situatë e krijuar e pengon shumë zhvillimin e vendit dhe lë shumë mundësi për manipulim të buxhetit, për shkak të mosfunksionalizimit të mekanizmave mbikëqyrës, mungesës së sundimit të ligjit dhe dominimit të korrupsionit”, theksoi deputeti Enver Hoti
Ekspertë të ekonomisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë akuzuar kreun e ekzekutivit të vendit, Isa Mustafa, se në mungesë të fondeve buxhetore janë reduktuar investimet kapitale.
Sipas tyre, Qeveria i ka reduktuar investimet kapitale, për shkak të krizës buxhetore që shkaktohen nga kontrabanda dhe evazioni fiskal, që bëhet nga oligarkët e tyre kriminalë.
Ata thonë se Qeveria e Isa Mustafës në koalicion me Hashim Thaçin mban përgjegjësi për të gjitha premtimet dhe mashtrimet elektorale. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave për dy ditë me radhë, zyrtarët e tyre nuk kanë dhënë përgjigje se përse po dështojnë këto investime të premtuara. Se buxheti po shfrytëzohet më së shumti për paga dhe mëditje, e thotë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Bali Muharremaj (AAK), përgjegjës për sektorin e ekonomisë nga kjo parti. Ai thotë se Qeveria i ka reduktuar investimet kapitale për shkak të krizës buxhetore./kosova sot/


