Implikimet e zgjedhjes së Jeremy Corbyt për Kosovën
Nga Lumir Abdixhiku – Në vitin 2004, Jeremy Corbyn me 24 deputetë të tjerë, shfaqet si nënshkrues e mbështetës i një mocioni parlamentar në Britani, që e konsideron intervenimin e NATO-s në Kosovë si “gjoja humanitar” dhe pjesë të “një propagande mashtruese perëndimore” të ushtruar nga SHBA-ja dhe NATO-ja, mbi gjoja “gjenocidin” e kryer në Kosovë.
-1-
Dy muaj më parë Jeremy Corbyn ishte veçse një përmbushës i listës garuese të laburistëve. Sot Jeremy Corbyn është lideri i ri laburist në Britani të Madhe; partisë së dytë më të madhe atje – kundërshtari i radhës në zgjedhjet


