United Hospital

Kosova shpenzon 21 € në ditë për një azilkërkues

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Dera e Qendrës për Azilkërkues në Magurë të Lipjanit hapet si me komandë nga një i ri, punonjës sigurimi aty.
Objekti modern i ndërtuar me mjete të Komisionit Evropian ka kapacitete për të pranuar nga 60 deri në 100 azilkërkues.

Aty mund të hyhet vetëm me leje të posaçme nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Drejtori Fitim Zariqi, tregon se në këtë qendër aktualisht kanë tetë persona, të cilët janë në pritje të azilit.

“Qendra për azilkërkues ka një kapacitet për akomodim të 60 deri maksimum 100 azilkërkuesve.

Mobi Casa

Aktualisht në qendër kemi tetë persona që po kërkojnë azilin”, ka thënë ai.

Një azilkërkues duke përfshirë të gjitha shpenzimet e akomodimit, pagesën e punëtorëve dhe derivatet dhe shpenzimet tjera që bëhen për të, sipas llogaritjeve të bëra në qendër, shtetit i kushton 21 euro në ditë.

“Kjo kosto është për një person”, ka thënë drejtuesi i qendrës së azilit, sipas të cilit në këtë kosto hyjnë edhe paratë e xhepit që iu jepen atyre./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.