Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes
Gjilan – Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 nëntor, rreth orës 08:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”./rajonipress/

