United Hospital

Alban Hyseni viziton FSK-në në Ditën e Forcës, shpreh mirënjohje për ushtarët e Kosovës

Alban Hyseni viziton FSK-në në Ditën e Forcës, shpreh mirënjohje për ushtarët e Kosovës

Gjilan – Me rastin e Ditës së Forcës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ku ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për gratë dhe burrat që shërbejnë në këtë institucion të rëndësishëm shtetëror.

Përmes një postimi publik, Hyseni ka vlerësuar lart përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë e pjesëtarëve të FSK-së, duke theksuar se ata përfaqësojnë me dinjitet Republikën e Kosovës dhe janë dëshmi e përkushtimit për ndërtimin e një shteti të sigurt dhe të fortë.

Ai ka theksuar se Forca e Sigurisë së Kosovës përfaqëson një nga simbolet e krenarisë shtetërore, sakrificës dhe përkushtimit ndaj atdheut, ndërsa çdo pjesëtar i saj meriton mirënjohje për shërbimin dhe kontributin në forcimin e sigurisë së vendit.

UBT KOSOVE

Në mesazhin e tij, Hyseni ka shprehur krenarinë për uniformën dhe misionin e ushtarëve të Kosovës, duke përcjellë urimet për të gjithë pjesëtarët e kësaj force me rastin e Ditës së Forcës.

“Puna dhe sakrifica juaj na bëjnë krenarë të gjithëve!”, ka shkruar Hyseni, duke e përmbyllur mesazhin me urimin: “Urime Dita e Forcës! Krenarë me ju, krenarë me Kosovën!”/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.