Mobicasa

Policia në Gjilan shqipton 1,572 gjoba për një javë, 15 aksidente me të lënduar e dëme materiale

Policia në Gjilan shqipton 1,572 gjoba për një javë, 15 aksidente me të lënduar e dëme materiale

Gjilan – Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka shqiptuar 1,572 gjoba në trafik gjatë periudhës 20–26 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj periudhe, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë zhvilluar kontrolle dhe aktivitete të ndryshme në zbatim të planeve operative për sigurinë në trafik.

Gjatë një jave janë hetuar gjithsej 15 aksidente trafiku, prej të cilave 11 me persona të lënduar dhe katër me dëme materiale.

Fidanishtja

Po ashtu, policia ka shqiptuar masa të ndalimit të drejtimit të automjeteve për një periudhë të caktuar ndaj 58 ngasësve. Në kuadër të kontrolleve, janë shqiptuar edhe 25 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë dhe 33 gjoba për përdorim të telefonit mobil gjatë drejtimit të automjetit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes dhe të vendosin rripin e sigurisë.

Policia gjithashtu ka kërkuar kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve, si dhe respektim të sinjalistikës rrugore dhe semaforëve.

“Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.