RP

Rexhep Arifi përzgjidhet drejtor i SHFMU-së “Nazim Hikmet” në Dobërçan për një mandat katërvjeçar

Rexhep Arifi përzgjidhet drejtor i SHFMU-së “Nazim Hikmet” në Dobërçan për një mandat katërvjeçar

Gjilan – Rexhep Arifi është përzgjedhur drejtor i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët (SHFMU) “Nazim Hikmet” në Dobërçan, pas përfundimit të procedurave të konkursit publik për këtë pozitë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arifi përmes një njoftimi publik, ku ka konfirmuar se do ta udhëheqë këtë institucion arsimor për një mandat katërvjeçar.

Me rastin e përzgjedhjes, Arifi ka vlerësuar se marrja e kësaj përgjegjësie përfaqëson jo vetëm një besim profesional, por mbi të gjitha një obligim të madh ndaj shkollës, nxënësve dhe komunitetit.

Ecohigjiena

Ai ka bërë të ditur se prioritetet e tij do të jenë zhvillimi i vazhdueshëm i institucionit, ngritja e cilësisë në arsim, fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet stafit arsimor, prindërve dhe nxënësve, si dhe krijimi i kushteve sa më të mira për procesin mësimor.

Arifi është zotuar se këtë detyrë do ta ushtrojë me përkushtim, integritet dhe përgjegjësi profesionale, duke theksuar rëndësinë e punës ekipore dhe komunikimit të hapur në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të shkollës.

“Synimi im kryesor do të jetë zhvillimi i vazhdueshëm i shkollës, ngritja e cilësisë, fuqizimi i bashkëpunimit dhe, mbi të gjitha, krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit tanë”, ka theksuar Arifi.

Përzgjedhja e tij shënon fillimin e një mandati të ri drejtues në SHFMU “Nazim Hikmet” në Dobërçan, ndërsa sfidë kryesore mbetet avancimi i cilësisë së arsimit dhe krijimi i një mjedisi shkollor ku nxënësi dhe nevojat e tij arsimore të jenë në qendër të vëmendjes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.