Hidromorava - Gjilan

Drejtori i Policisë në Gjilan, Luan Keka, pret komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, Arben Avdyli – në fokus siguria dhe bashkëpunimi ndërinstitucional

Drejtori i Policisë në Gjilan, Luan Keka, pret komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, Arben Avdyli – në fokus siguria dhe bashkëpunimi ndërinstitucional

Gjilan – Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të sigurisë, koordinimi i aktiviteteve dhe ruajtja e stabilitetit në rajonin e Gjilanit ishin në qendër të takimit ndërmjet Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjilan, Nënkolonel Luan Keka, dhe Komandantit të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Nënkolonel Arben Avdyli.

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjilan, Nënkolonel Luan Keka, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, Nënkolonel Arben Avdyli, i shoqëruar nga stafi i tij.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë institucional, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin çështjet që ndërlidhen me sigurinë, koordinimin dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve të rëndësishme të vendit.

AR Katana

Gjatë këtij takimi u diskutua për shënimin e Ditës së Forcës, gjendjen e përgjithshme të sigurisë në rajonin e Gjilanit, bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Të dyja palët vlerësuan pozitivisht raportet dhe bashkëpunimin e ndërtuar deri më tani, duke theksuar se partneriteti ndërinstitucional, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe koordinimi i vazhdueshëm janë faktorë thelbësorë për ruajtjen e sigurisë publike, stabilitetit dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

Ky takim përçon rëndësinë e bashkërendimit të institucioneve të sigurisë dhe të gatishmërisë për të avancuar më tej bashkëpunimin, në funksion të përmbushjes së përgjegjësive institucionale dhe garantimit të një mjedisi të sigurt për qytetarët.

Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes komunikimit dhe partneritetit institucional, mbeten aktorë të rëndësishëm në fuqizimin e arkitekturës së sigurisë dhe stabilitetit në vend./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.