United Hospital

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe bashkëpunëtorëve të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke i cilësuar ata si UDB-ashë në studio televizive.

Në një postim, Osmani ka thënë se këto etiketime po bëhen edhe në përvjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës, duke kritikuar gjuhën e përdorur ndaj atdhetarëve dhe veprimtarëve të LDK-së.

“Në përvjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës, qytetarët e Kosovës detyrohen të dëgjojnë në studio televizive një tjetër ligësi: atdhetarët më të spikatur të këtij vendi, veprimtarët e LDK-së dhe bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Rugova, të etiketohen si UDB-ashë”, ka shkruar Osmani.

Uje Dea

Ajo ka thënë se, sipas saj, urrejtja ndaj LDK-së ka arritur deri në njollosjen e atyre që janë vrarë, ndërsa ka theksuar se kërkimi i së vërtetës dhe drejtësisë për vrasjet e pazbardhura nuk duhet të cilësohet si përçarje.

“Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së: të njollosen edhe ata që u vranë, vetëm pse kërkojmë të vërtetën për vrasjet e tyre dhe drejtësi për krimet që ende nuk janë zbardhur”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka ftuar ata që, sipas saj, ende pyesin se çfarë e ushqeu urrejtjen, përçarjen dhe fushatën e atentateve ndaj veprimtarëve të LDK-së, t’i dëgjojnë deklarimet në studio televizive.

“Kushdo që ende pyet se çfarë e ushqeu urrejtjen, përçarjen dhe fushatën e atentateve ndaj veprimtarëve të LDK-së, le t’i dëgjojë këto zëra në studiot televizive. Edhe sot, pas kaq shumë vitesh, e njëjta gjuhë, të njëjtat etiketime dhe e njëjta përpjekje për ta përmbysur të vërtetën”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se kërkimi i drejtësisë për të vrarët nuk është përçarje, por përçarje, sipas saj, është njollosja e viktimave dhe arsyetimi i krimeve.

“Të kërkosh drejtësi për të vrarët nuk është përçarje. Përçarje është të njollosësh viktimat, të arsyetosh krimet dhe të heshtësh përballë vrasjeve”, ka thënë Osmani.

Ish-presidentja ka reaguar me tone të ashpra ndaj atyre që i cilësoi si përçarës, duke thënë se nuk do të mund ta ndryshojnë të vërtetën përmes njollosjes së viktimave.

“Zoti ju marroftë, o përçarës! As pas kaq shumë vitesh nuk u ngopët me urrejtje, me helmimin e opinionit publik dhe me justifikimin e tragjedisë së vëllavrasjes. Nuk do ta ndryshoni dot të vërtetën duke njollosur viktimat. Dhe nuk do ta ndalni kërkimin e drejtësisë duke fyer të vrarët”, shtoi Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.