RP

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma flet për jetën private: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma flet për jetën private: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj


Moderatorja dhe ish-politikania shqiptare, Grida Duma, ka bërë një rrëfim të veçantë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për anën e saj emocionale, vetminë dhe vështirësinë për t’u perceptuar ndryshe nga imazhi i një gruaje gjithmonë të fortë.

E pyetur nga Ema Andrea se cila është pika e saj më e dobët, Duma dha një përgjigje interesante, duke thënë se dobësia e saj është njëkohësisht edhe forca më e madhe.

Ajo pranoi se të qenët vazhdimisht e fortë ka ndikuar në marrëdhëniet e saj me njerëzit, pasi shpesh të tjerët nuk arrijnë ta kuptojnë kur ajo është duke vuajtur.

UBT KOSOVE

“Pika ime e dobët është pika ime e fortë. Dobësia ime është forca ime. Domethënë, nuk ka nevojë të jem kaq e fortë sa jam. Të jesh gjithnjë e fortë largon njerëz nga vetja. Më mungon empatia e të tjerëve, më mungon fakti që nuk ma kupton asnjëherë askush që vuaj”, u shpreh moderatorja.

Gjatë bisedës, Ema Andrea e pyeti nëse e kishte paguar lirinë me vetmi, pyetje së cilës Duma iu përgjigj pa hezitim.

“Absolutisht po. Sa herë që më thonë: ‘Je bërë virale sot, ka ndodhur kjo gjëja’, u them: ‘Le të jetë, nuk më merr njeri më sysh, se e kam paguar unë koston e vetes’”, rrëfeu ajo.

Duma shtoi se do të dëshironte të ishte më e butë me veten dhe të mos e përjetonte çdo situatë përmes detyrimit për të qenë gjithmonë e fortë.

Ajo theksoi se ky është një proces që nuk ndryshohet lehtë, pasi njerëzit përreth tashmë janë mësuar ta shohin në një mënyrë të caktuar, ndërsa ndryshimi duhet të nisë nga vetja.

“Padyshim që do të doja shumë”, u përgjigj ajo, kur u pyet nëse do të dëshironte të ndryshonte këtë aspekt të personalitetit të saj.

Në një tjetër moment të bisedës, Duma pranoi se një nga situatat më të vetmuara për të është pikërisht kur shfaq dobësitë e saj, pasi njerëzit nuk janë mësuar ta shohin në atë gjendje.

“Kur je e dobët, nuk ta pranojnë atë dobësi dhe ai është momenti më vetmitar”, tha ajo.

Në fund, moderatorja foli edhe për mënyrën se si e ka ndërtuar jetën e saj mbi përgjegjësitë dhe detyrimet, duke pranuar se ende nuk ka arritur të gjejë hapësirën për të bërë gjithmonë atë që dëshiron, pa u ndier e detyruar të bëjë atë që duhet.

“Unë e dua atë që duhet, megjithatë ka momente që nuk është nevoja të jetë gjithmonë në të njëjtën trajektore. Duhet dhe dua gjithë kohën, mund të jetë edhe vetëm dua, pa duhet. Dhe këtë gjë unë nuk e kam takuar akoma në jetën time. Vetëm dua, nuk e kam takuar”, përfundoi Grida Duma. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.