Shkolla e Mesme - UBT

Vranët e diell sot, vende-vende me shi

Vranët e diell sot, vende-vende me shi

Sipas të dhënave të paraqitura, për ditët e ardhshme në territorin e Kosovës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik.

Vende-vende parashihen reshje të dobëta shiu, në formë rigash, të cilat do të jenë të shpërndara në zona të ndryshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga 1 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 16°C.

AR Katana

Temperaturat më të ulëta priten në zonat më të larta dhe në disa pjesë të Kosovës lindore, ndërsa vlerat më të larta parashihen në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s, pa ndonjë intensitet të theksuar.

Në përgjithësi, moti do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta, mundësi për reshje të dobëta lokale dhe temperatura relativisht të buta gjatë ditës, ndërsa mëngjeset dhe netët do të jenë të freskëta.

🌦️ E SHTUNË – 21.11.2026

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranesirat vende – vende parashihen të sjellin riga shiu.

🌡️ Tmin 2 deri 6°C | Tmax 13 deri 16°C

💨 Era: Jugperendimi 1-5m/s

🌦️ E DIEL – 22.11.2026

Mot kryesisht I vranët dhe me riga shiume vranesira të shpërndara dhe me diell.

🌡️ Tmin 1 deri 4°C | Tmax 10 deri 14°C

💨 Era: Jugperendimi · 1–6m/s

🌿 KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE

Kushtet biometeorologjike gjatë këtyre ditëve pritet të jenë kryesisht të favorshme deri mesatarisht të favorshme për shumicën e popullatës. Temperaturat relativisht të buta gjatë ditës dhe era e dobët jugperëndimore nuk pritet të shkaktojnë shqetësime të theksuara biometeorologjike. Megjithatë, ndryshimet e temperaturave ndërmjet mëngjesit dhe mesditës, si dhe moti me vranësira e reshje të dobëta lokale, mund të ndikojnë te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike, veçanërisht te të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Rekomandohet veshje adekuate, sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, si dhe shfrytëzimi i intervaleve me diell për aktivitete në ambient të hapur.

🌾 KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE

Kushtet agrometeorologjike gjatë kësaj periudhe pritet të jenë kryesisht të favorshme për aktivitetet bujqësore. Reshjet e dobëta lokale do të ndikojnë në ruajtjen e lagështisë së tokës.

Temperaturat gjatë ditës do të jenë relativisht të përshtatshme për kulturat bujqësore, ndërsa ato të mëngjesit do të jenë më të ulëta.

Vranësirat dhe intervalet me diell do të krijojnë kushte të ndryshueshme për zhvillimin e bimëve. Era e dobët jugperëndimore nuk pritet të ketë ndikim të theksuar në kulturat bujqësore. Rekomandohet që punët në ara dhe pemishte të planifikohen në përputhje me kushtet atmosferike. Lagështia e tokës duhet të përcillet në vazhdimësi. Në zonat më të larta temperaturat do të jenë më të ulëta.

Në përgjithësi, nuk priten kushte të theksuara të pafavorshme për sektorin e bujqësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.