Mediat serbe: Gjakatari Thaçi po e krijon fshehtë ushtrinë e Kosovës
Gazeta e Beogradit “Blic” në një artikull ka akuzuar Zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi se po e krijon në mënyrë të fshehtë ushtrinë e Kosovës pa mbështetjen e Lista Srpska, por vetëm duke e ndryshuar ligjin. Mediat serbe në këtë shkrim Thaçin e cilësojnë si gjakatar ose xhelat.Sipas, “Blic” Forcat e Armatosura të Kosovës do të dalin nga FSK’ja e cila kompetente vetëm për mbrojtje civile.
Sipas, “Blic” Forcat e Armatosura të Kosovës do të dalin nga FSK’ja e cila kompetente vetëm për mbrojtje civile.
Sipas “Blic” Thaci këtë është duke e bërë në bashkëpunim me Mustafën duke transformuar FSK’në për cka nevojitet vetëm shumica e thjeshtë.
Ndërkohë në këtë artikull përmendet edhe Komandatni i FSK’së Rrahman Rama i cili portretohet si i pashkollë.
“Komandanti i FSK’së është Rrahman Rama, gjeneral pa shkollim formal ushtarak dhe dikur pjesëtar i UCK’së.Në biografinë e tij zyrtare shkruan se Rama(45), vitin e kaluar i ka përfunduar studimet e menaxhmentit ndërkombëtarë ndërkohë që ka mbajtur edhe kurse të oficereve në kuadër të NATO’s. Rama thotë se e flet rrjedhshëm gjihën angleze dhe serbe”.
Po ashtu Blic se FSK financohet nga buxheti i Kosovës por edhe nga donatrët si KFOR’i Amerikan dhe NATO.


