Personi nga Kamenica ndërron jetë në QKUK, dyshohet se kishte konsumuar barna apo substanca të tjera
Kamenicë – Një person nga Kamenica ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi paraprakisht ishte raportuar se dyshohej të kishte konsumuar barna apo substanca të tjera.
Rasti është raportuar më 17 nëntor, rreth orës 08:15.
Sipas raportit policor, personi ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, por gjatë qëndrimit në këtë institucion është raportuar se kishte ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes./rajonipress/

