Ecohigjiena

Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës

Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës

Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton shqetësimet për mundësinë e shtrenjtimit të rrymës. Çmimi i energjisë në bursën hungareze pothuajse është dyfishuar krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa operatorët energjetikë pritet të kërkojnë rritjen e të hyrave të lejuara për vitin 2027. Ekspertët paralajmërojnë për sfida gjatë dimrit, ndërsa institucionet thonë se kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e konsumatorëve.

Me uljen e temperaturave është ngritur konsumi dhe importi i energjisë elektrike në Kosovë. Vetëm gjatë muajve shtator-tetor Kosova ka importuar rreth 50% më shumë se në muajt e njëjtë të vitit të kaluar. Dilemë tani është nëse do të ngrihet edhe çmimi i energjisë elektrike për shkak të situatës aktuale?

Sipas të dhënave të tregut të energjisë në bursën hungareze, sot çmimi mesatar i energjisë elektrike ishte rreth 241euro për MWH, ndërsa çmimi më i lartë shkon në mbi 309 euro.

United Hospital

Nëntorin e vitit të kaluar, megawati i energjisë elektrike në këtë bursë kushtonte rreth 124 euro.

E sa më shumë energji elektrike që Kosova do të detyrohet të importojë, aq më të mëdha do të jenë shpenzimet e kompanive energjetike për ta paguar atë.

RTK mëson se operatorët energjetikë në Kosovë do të kërkojnë rritjen e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2027, çka nënkupton edhe kërkesë për ngritje të çmimit të rrymës për qytetarët.

“Sa herë që kemi nevojë me importu, padyshim kjo nënkupton edhe kosto më të larta të furnizimit, marrë parasysh edhe rritjen e çmimeve në bursat ndërkombëtare. Edhe ani pse konsumatorët realisht në këtë moment nuk mund ta vërejnë këtë çështje në faturat e tyre, por kjo është e pashmangshme që ato mund të ndikojnë edhe në shqyrtimin e ardhshëm tarifor”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s.

Njohësit e fushës kanë paralajmëruar një dimër të vështirë sa i përket sistemit energjetik, teksa kanë kërkuar strategji e masa për ta menaxhuar situatën.

“Kapacitetet energjetike të prodhimit i kemi pasur, i kemi të njëjtat me vitet e kaluara dhe normalisht që kjo fazë është në rritje. Padyshim që kjo varësia prej importit do të thotë varet prej çmimeve të importit dhe kjo do të ndikojë në ndryshimin e çmimit ose presionin e ndryshimit të çmimit”, theksoi Fidan Qerimi, profesor i Ekonomisë.

Mirëpo, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se kanë ndërmarrë masa për t’i mbrojtur konsumatorët.

“Gjithmonë do t’i marrim masat që në njërën anë kostot të mos rriten dhe në anën tjetër, nëse kostot vazhdojnë të rriten, të mbrohen qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Rizvanolli.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vendi ka importuar energji elektrike me vlerë mbi 205 milionë euro nga janari deri në tetor të këtij viti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.