Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës, nuk po gjykohen katër ushtarë të thjeshtë
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është jetik për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Ai ka kërkuar reagim institucional dhe një pozicionim të qartë të shtetit karshi këtij procesi.
Në emisionin “Prime” në RTK, Bajrami ka thënë se gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk duhet të shihet vetëm si proces individual.

