United Hospital

Tri raste shqetësuese në Anamoravë: Në Viti dyshohet se një person u godit me traktor, dy raste të tjera në Kamenicë

Tri raste shqetësuese në Anamoravë: Në Viti dyshohet se një person u godit me traktor, dy raste të tjera në Kamenicë

Viti/Kamenicë – Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të ndryshme penale në rajonin e Anamoravës, të ndodhura më 11 nëntor 2026, përfshirë një rast të dyshuar të vrasjes në tentativë në Viti dhe dy raste në Kamenicë, një për mosrespektim të urdhrit të mbrojtjes dhe një për dhunë në familje.

Rasti më i rëndë është regjistruar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, rreth orës 17:00, ku një mashkull kosovar ka raportuar se ishte goditur me traktor nga një person tjetër, i cili më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Ndërkaq, në Kamenicë janë raportuar edhe dy raste të tjera. Rreth orës 14:30, policia ka arrestuar një person të dyshuar për mosrespektim të vazhdueshëm të urdhrit të mbrojtjes. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

AR Katana

Një tjetër rast është regjistruar po në Kamenicë, rreth orës 17:30, kur është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje. Sipas raportit policor, i dyshuari, nën ndikimin e alkoolit, kishte fyer vajzën e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Të tri rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet do të përcaktojnë rrethanat dhe përgjegjësinë eventuale të personave të përfshirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.