AR Katana

Përleshje e dhunshme në Gjilan, tre të mitur ndalohen nën dyshimin për tentim vrasje

Përleshje e dhunshme në Gjilan, tre të mitur ndalohen nën dyshimin për tentim vrasje

Gjilan – Një përleshje fizike ndërmjet dy grupeve, gjatë së cilës dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta, ka përfunduar me persona të lënduar dhe ndalimin e tre të miturve në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të Mitur, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar tre persona të mitur, të dyshuar për veprën penale “Tentim vrasje”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur dje, rreth orës 13:00, në rrugën “Mësuesit e viteve ’90” në Gjilan, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy grupeve, e cila ka eskaluar në përleshje fizike.

UBT - Kosove

Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, ndërsa si pasojë disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

Pas marrjes së informatave për rastin, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka bërë ndalimin e tre të dyshuarve për 24 orë.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka filluar hetimet dhe, brenda afateve ligjore, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturve pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamentit për të Mitur.

Rasti po trajtohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Tentim vrasje”, sipas nenit 172, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Procedura ndaj të dyshuarve është në zhvillim, ndërsa për shkak të moshës së tyre, identiteti nuk bëhet publik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.