UBT - Regjistrohu

Zyrtari amerikan: Veprimet e njëanshme të Kurtit kanë krijuar fërkime me SHBA-në, duhet të punohet për rikthimin e besimit

Zyrtari amerikan: Veprimet e njëanshme të Kurtit kanë krijuar fërkime me SHBA-në, duhet të punohet për rikthimin e besimit

Bashkëpunëtori i Lartë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Politikës Ndërkombëtare në Qendrën për Progresin Amerikan në Uashington, Luke Zahner, ka kritikuar veprimet e njëanshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke vlerësuar se disa prej tyre kanë krijuar fërkime të panevojshme me partnerët më të afërt të Prishtinës.

Megjithatë, ai ka thënë se edhe Uashingtoni ka pasur momente të qasjes jokonsistente ndaj Kosovës, duke i dhënë përparësi stabilitetit afatshkurtër në vend të zgjidhjeve të qëndrueshme.

Në intervistën për Telegrafin, Zahner ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten strategjikisht të rëndësishme për të dyja vendet, pavarësisht tensioneve të viteve të fundit.

United Hospital

“Mendoj se veprimet e njëanshme të kryeministrit Kurti në disa raste kanë krijuar pa nevojë fërkime me disa prej partnerëve më të afërt të Kosovës siç është SHBA-ja”, ka deklaruar ai.

Por Zahner ka shtuar se përgjegjësia për tensionet nuk mund të shihet vetëm nga njëra anë.

“Por edhe Uashingtoni, në disa raste, ka vepruar në mënyrë jokonsistente dhe u ka dhënë përparësi stabilitetit afatshkurtër në vend të zgjidhjeve të qëndrueshme afatgjata”, ka thënë ai.

Më tej theksoi se, Kosova dhe SHBA-ja duhet të punojnë për rikthimin e besimit përmes konsultimeve dhe koordinimit më të ngushtë strategjik.

Ai ka vlerësuar se përmirësimi i marrëdhënieve do të ishte në interes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.