PDK – Akademi politike apo trampolinë për karrierë personale?
Nga Bekim Selishta – Duke dëgjuar rrëfimet e deputetëve të sotëm për të kaluarën e tyre politike, bie në sy një fenomen interesant: shumë prej tyre kanë qenë pjesë e kabineteve qeveritare dhe ministrive të drejtuara nga PDK-ja, ndërsa sot i gjejmë në parti dhe pozita të tjera politike.
A ishte, pra, PDK-ja një lloj akademie politike që formësoi kuadro për institucionet e Kosovës, apo për disa individë shërbeu vetëm si trampolinë për realizimin e ambicieve personale?
Apo kemi të bëjmë me një kulturë politike ku partitë shihen si mjete të përkohshme, ndërsa pushteti si objektiv përfundimtar?
Kjo qasje ngre një dilemë që lidhet me filozofinë politike të Makiavelit: “Qëllimi e arsyeton mjetin.” Në fund, shtrohet pyetja: a i shërbejnë politikanët partive dhe qytetarëve përmes bindjeve e parimeve, apo i shfrytëzojnë partitë si shkallë për karrierën e tyre personale?
Sepse ndryshimi i partisë është e drejtë politike, por ndryshimi i parimeve sipas interesit është çështje e etikës politike. Nëse e ke ndërrua subjektin politik e më par për shumë vite i ke paske shërbyer “Regjimit të korruptuar”, pse të bën sot më të mirë se qeverisja që ke përfituar dhe shërbyer në ato qeverisje e sot ke ndërrua subjektin politik prap për interesa personale jo për parime politike.

