Uje Dea

Prokuroria në Gjilan ndalon një person për mashtrim, ngre katër aktakuza për vepra të ndryshme penale

Prokuroria në Gjilan ndalon një person për mashtrim, ngre katër aktakuza për vepra të ndryshme penale

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale të mashtrimit, ndërsa ka ngritur katër aktakuza ndaj katër personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, më 10 nëntor 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, gjatë së njëjtës ditë, Prokuroria ka ngritur katër aktakuza ndaj katër personave, për këto vepra penale:

Mobicasa

Një person akuzohet për lëndim të lehtë trupor dhe mospërfillje të gjykatës.

Një person akuzohet për kanosje dhe dëmtim apo asgjësim të pasurisë.

Një person akuzohet për dhunë në familje dhe kanosje.

Një person akuzohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur këto veprime në kuadër të angazhimeve për ndjekjen penale të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Duhet theksuar se ngritja e aktakuzës nënkupton fillimin e procedurës gjyqësore dhe se personat e akuzuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.