Arrestohet në Kamenicë i dyshuari për mashtrim me viza pune në Gjermani
Kamenicë – Një person është arrestuar më 11 nëntor 2026 në Kamenicë, pasi dyshohet se kishte mashtruar tre qytetarë, duke u premtuar sigurimin e termineve për viza pune në Gjermani.
Sipas raportit të Policisë, rasti kishte ndodhur në tetor të vitit 2023, kur i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se u kishte marrë tre personave nga 1 mijë e 200 euro secilit, me pretendimin se do t’ua siguronte terminet për viza pune në Gjermani.
I dyshuari ishte në kërkim policor, ndërsa pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje./rajonipress/

