Uje Dea

Hajrizi optimist para Izraelit: Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë

Hajrizi optimist para Izraelit: Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë

Kreshnik Hajrizi ka folur për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku ka ndarë përshtypjet e tij pas rikthimit nga lëndimi dhe ka komentuar atmosferën në kampin e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes me Izraelin.

Futbollisti kosovar është shprehur i kënaqur me rikthimin në fushë, duke bërë të ditur se gjithçka ka shkuar mirë pas lëndimit dhe se përgatitjet për ndeshjen e radhës po zhvillohen në mënyrën më të mirë.

“Rikthimi im ka qenë një kënaqësi e madhe. Tash, pas lëndimit, gjithçka ka shkuar mirë. Edhe stërvitjet kanë shkuar shumë mirë, po përgatitemi për ndeshjen dhe, si gjithmonë, ekipi ndihet shumë mirë. Atmosfera është e mirë”, ka deklaruar Hajrizi për FFK-në.

United Hospital

Ai ka theksuar se është gjithmonë më mirë të luhet në shtëpi, para tifozëve të Kosovës, duke shpresuar që skuadra të zhvillojë një ndeshje të mirë dhe të fitojë tri pikët.

“Ndryshe është kur luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë. Është gjithmonë më mirë për ne dhe shpresojmë për një lojë të mirë, pozitive, me tri pikë”, ka thënë Hajrizi.

Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve, në një sfidë ku Dardanët do të synojnë fitoren para tifozëve të tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.