Ecohigjiena

Kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi në Gjilan: Në fokus dhuna në familje, korrupsioni dhe sfidat e sistemit prokurorial

Kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi në Gjilan: Në fokus dhuna në familje, korrupsioni dhe sfidat e sistemit prokurorial

Gjilan – Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku ka diskutuar me kryeprokurorin Arben Kadriu dhe prokurorët e kësaj prokurorie për performancën institucionale, sfidat në trajtimin e lëndëve penale dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Në këtë vizitë, Gashi është shoqëruar nga Zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, si dhe prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Veton Shabani.

Gjatë takimit me drejtuesit dhe prokurorët e Gjilanit, Kryeprokurori i Shtetit ka vlerësuar performancën e deritanishme të kësaj prokurorie, duke kërkuar vazhdimin e angazhimit profesional dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve penale.

Uje Dea

Vëmendje e veçantë i është kushtuar trajtimit të rasteve të dhunës në familje, veprave penale kundër detyrës zyrtare, si dhe kategorive të tjera të veprave penale që janë në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Vonesat në ekspertiza, shqetësim për punën e prokurorëve

Një ndër çështjet kryesore të diskutuara gjatë takimit ishte edhe vonesa në realizimin e ekspertizave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF), të cilat paraqesin sfida konkrete për zhvillimin dhe përfundimin me kohë të procedurave hetimore.

Kryeprokurori Gashi ka bërë të ditur se këto shqetësime tashmë janë adresuar në institucionet përkatëse, përkatësisht në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, me pritjen që problemet të marrin trajtimin e nevojshëm institucional.

Në diskutim janë përfshirë edhe mekanizmat që synohet të themelohen në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së punës në sistemin prokurorial, mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit të prokurorëve, si dhe caktimit të prokurorëve mbikëqyrës për Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Në përfundim të vizitës, Kryeprokurori i Shtetit ka ofruar mbështetje profesionale dhe institucionale për prokurorët e Gjilanit, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së përgjegjësive ligjore dhe institucionale.

Vizita në Gjilan është pjesë e angazhimit të Kryeprokurorit të Shtetit për të përcjellë nga afër punën e prokurorive në vend, për të identifikuar pengesat në funksionimin e tyre dhe për të forcuar efikasitetin, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.