Arrestohet një person në Viti, dyshohet se kanosi vazhdimisht një qytetar përmes rrjeteve sociale
Viti – Një person është arrestuar në Viti, nën dyshimin se në mënyrë të përsëritur ka kanosur një qytetar përmes rrjeteve sociale.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 09:00. I dyshuari, mashkull, dyshohet se i ka dërguar viktimës kërcënime të përsëritura përmes një rrjeti social.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kanosje”./rajonipress/

