Fidanishtja

Buka e thekur për shëndetin e stomakut dhe tretjen e mirë

/ 2 minuta lexim

Kush nuk e adhuron bukën e thekur, e sidomos në ditët e ftohta. E shoqëruar me gjalpë të freskët apo djathë, një mrekulli për çdo vakt të ditës. Por përveç shijes së saj, buka e thekur sipas të dhënave është zgjidhja e duhur për sistemin tretës.

Tretja

Nëse e krahasojmë me bukën e thjeshtë, buka e thekur tretet më shpejtë nga organizmi ynë. Gjithçka lidhet me niseshtenë që gjendet tek buka. Ky përbërës ka disa molekula të cilat kur janë në kontakt me nxehtësinë ndryshojnë strukturën e tyre.

Ecohigjiena

Ndryshimi është pikërisht ai që i jep dhe lehtësinë sistemit tretës që ta shpërbëjë bukën e thekur.

Për më tepër duke qenë se është më krokante, ajo arrin të përthithë acidet dhe lëngjet e tepërta të stomakut. Kështu kthehet në një produkt ideal për të gjithë ata që vuajnë nga ulcera, refluksi apo gastriti.

Për personat që kanë probleme me tretjen e ngadalësuar të ushqimeve, buka e thekur është një mënyrë për t’i ardhur në ndihmë këtij problemi.

Duke qenë se ajo tretet shpejt, shmanget fryrja e stomakut, dhe kështu lehtësohet procesi i shpërbërjes së ushqimit të konsumuar.

Yndyrnat

Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrash. Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.

Më shumë energji

Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji. Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.

Të përzierat

Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.

Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje.

Buka më e shëndetshme që rekomandohet, sipas të dhënave është ajo e përgatitur me drithëra të plota. Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.