Uje Dea

Alban Hyseni për vdekjen e Bajram Isufit: Gjilani humbi një profesionist të përkushtuar dhe një atdhetar të dëshmuar

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit të tij, Bajram Isufit, duke e vlerësuar atë si profesionist të përkushtuar, njeri të urtë dhe atdhetar që dha kontribut të çmuar për vendin dhe qytetin e Gjilanit.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Hyseni ka kujtuar rrugëtimin jetësor dhe profesional të Isufit, duke veçuar angazhimin e tij që nga rreshtimi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e deri te detyrat e rëndësishme institucionale që kishte ushtruar ndër vite.

Sipas Hysenit, Bajram Isufi do të mbahet mend për ndershmërinë, korrektësinë, përkushtimin dhe respektin që kishte ndaj qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve.

Uje Dea

Gjatë veprimtarisë së tij publike, Isufi kishte shërbyer si drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Gjilanit, ndërsa kishte udhëhequr edhe Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu”, duke kontribuar në funksionimin dhe zhvillimin e institucioneve lokale.

“Bajrami do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, ndershmërinë dhe kontributin e çmuar që dha për vendin dhe qytetin e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni.

Kryetari i Gjilanit ka theksuar se vdekja e Isufit është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet komunale, bashkëluftëtarët, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Në fund, Hyseni, në emrin e tij personal dhe në emër të Komunës së Gjilanit, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Isufi, miqve, kolegëve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit.

Kujtimi për Bajram Isufin do të mbetet i lidhur me angazhimin e tij atdhetar, profesional dhe institucional në shërbim të Gjilanit.

U prehtë në paqe!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.