Mobicasa

Përfundon ndërtimi i urës në Ajnoc, investim prej mbi 409 mijë eurosh nga Ministria e Infrastrukturës

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Ka përfunduar ndërtimi i urës në fshatin Ajnoc, një projekt infrastrukturore që pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe sigurinë për banorët e kësaj ane.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Sipas Rahimajt, projekti është realizuar me një investim prej 409 mijë e 628 eurosh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa ura e re ofron kushte më të mira dhe më të sigurta për lëvizjen e banorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Uje Dea

Përfundimi i këtij projekti përbën një ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën lokale, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke kontribuar në rritjen e sigurisë rrugore në këtë zonë.

Kryetari Rahimaj ka theksuar se investimet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe në pjesët e tjera të komunës, me synimin për të përmirësuar shërbimet dhe kushtet e jetesës për qytetarët.

“Punë që shihen, projekte që mbesin”, ka qenë mesazhi i Rahimajt me rastin e përfundimit të këtij projekti në Ajnoc./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.