UBT - Kosove

Arian Tahiri: Gjykimi në Hagë nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me përmbysjen e historisë

/ 2 minuta lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka të bëjë me drejtësinë, por, sipas tij, me përmbysjen e historisë dhe ndërtimin e një narrative të rreme për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Në fjalimin e tij në Kuvend, Tahiri ka kërkuar që çështja e ish-krerëve të UÇK-së të trajtohet si betejë kombëtare, shtetërore dhe historike, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare që të mbrojnë drejtësinë nga çdo ndikim.

“Gjyqi ndaj tyre nuk ka lidhje me drejtësinë, por me përmbysjen e historisë, nuk ka lidhje me zbardhjen e së vërtetës, por me ndërtimin e një narrative të rreme për Kosovën. Është një inxhinierim politik që po shndërron rezistencën tonë në faj, atyre në Hagë mund t’ua vrasin kohën, por jo kontributin dhe as emrat. Emrat e tyre, historia e tyre dhe e vërteta që përfaqësojnë është shumë më e madhe se ajo gjykatë”, tha Tahiri.

Ecohigjiena

Ai ka thënë se beteja në Hagë i tejkalon dallimet politike dhe partitë, ndërsa ka kërkuar që institucionet e Kosovës të kenë një qëndrim të përbashkët.

“Beteja në Hagë i tejkalon partitë, politikat ditore dhe dallimet tona. Duhet të jemi në betejë bashkërisht sepse është betejë kombëtare, shtetërore dhe historike. Sot kur po hyjmë në vitin e shtatë të kësaj pritjeje, nga ky kuvend duhet të kemi një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare dhe veçanërisht për BE-në. Kosova ju besoi kur kërkonte shpëtim nga regjimi i Millosheviqit, kur kërkonte liri. Sot pyesim ku janë standardet e barabarta, ku është zëri i Evropës? A është kjo Evropa e vlerave që na është premtuar? Nuk po ju kërkojmë të mbani anën e askujt, por anën e drejtësisë, të mbroni drejtësinë nga çdo ndikim”, tha Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.