Fidanishtja

Musliu-Shoshi: Raporti i Komisionit Evropian dëshmon hendekun ndërmjet premtimeve të Qeverisë për integrim evropian dhe rezultateve konkrete

/ 2 minuta lexim

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën dëshmon hendekun ndërmjet premtimeve të Qeverisë për integrim evropian dhe rezultateve konkrete.Kështu është shprehur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas deputetës së PDK-së, Raporti evidenton edhe akuza dhe gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve e mediave nga zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë vetë kryeministrin Kurti.

Reagimi i plotë:KURTI PREMTON EVROPËN, RAPORTI EVIDENTON STAGNIMIN!

UBT KOSOVE

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën dëshmon hendekun ndërmjet premtimeve të Qeverisë për integrim evropian dhe rezultateve konkrete.Pa përparim në funksionimin e gjyqësorit, kontrollin financiar, mjedisin, bujqësinë dhe transformimin digjital. Rezultate më të dobëta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe reforma të ngecura në shëndetësi.

Raporti evidenton edhe akuza dhe gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve e mediave nga zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë vetë kryeministrin Kurti. Liria e medias është standard evropian dhe detyrim demokratik. Pushteti duhet t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, jo t’i diskreditojë ata.

Rekomandimet përsëriten, përgjegjësia mungon dhe qytetarët paguajnë çmimin.Kosova e ka vendin në Evropë. Por çdo vit i humbur nga kjo qeverisje është një tjetër mundësi e humbur për t’u afruar me Bashkimin Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.