Fidanishtja

Kamenica shqyrton gjendjen e sigurisë në bashkësi, vëmendje e veçantë sigurisë në fshatrat rurale dhe parandalimit të dhunës në familje

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Në Komunën e Kamenicës është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e udhëhequr nga kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, ku në fokus të diskutimeve ishin gjendja e përgjithshme e sigurisë, siguria në vendbanimet rurale, masat parandaluese ndaj zjarreve dhe trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje.

Në këtë takim, me pjesëmarrjen e anëtarëve të KKSB-së dhe përfaqësuesve të institucioneve përkatëse, u shqyrtua një agjendë që përfshiu çështje me rëndësi për sigurinë publike dhe mirëqenien e qytetarëve të Kamenicës.

Pas miratimit unanim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe të rendit të ditës, vëmendje e veçantë iu kushtua situatës së sigurisë në komunë, me theks te zonat rurale dhe sfidat me të cilat mund të përballen banorët e këtyre vendbanimeve.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë prezantoi informacione mbi gjendjen aktuale të sigurisë, duke raportuar për angazhimin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e dukurive që mund të cenojnë sigurinë e qytetarëve.

Një tjetër çështje e trajtuar ishte gatishmëria e institucioneve publike për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të zjarrit. Në këtë kontekst, u bë e ditur se të gjitha institucionet arsimore në Komunën e Kamenicës janë të pajisura me aparate kundër zjarrit.

Po ashtu, nxënësit dhe personeli arsimor kanë ndjekur trajnime të realizuara nga zjarrfikësit për përdorimin e këtyre pajisjeve dhe mënyrën e reagimit në situata emergjente. Këto masa u vlerësuan si pjesë e rëndësishme e kulturës parandaluese dhe rritjes së sigurisë në institucionet shkollore.

Në kuadër të diskutimeve nën pikën “Të ndryshme”, trajtim të veçantë mori edhe problematika e dhunës në familje në territorin e komunës. Anëtarët e këshillit kërkuan që në mbledhjen e ardhshme të prezantohet një raport më i detajuar për rastet e evidentuara, me qëllim të pasqyrimit më të qartë të përmasave të kësaj dukurie dhe koordinimit të përgjegjësive institucionale në parandalimin dhe trajtimin e saj.

Mbledhja përfundoi me theksimin e domosdoshmërisë së bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve komunale, Policisë së Kosovës, institucioneve arsimore dhe mekanizmave të tjerë përgjegjës.

Forcimi i sigurisë në bashkësi, sidomos në vendbanimet rurale, parandalimi i rreziqeve në institucionet publike dhe trajtimi me përgjegjësi i dhunës në familje mbeten çështje që kërkojnë koordinim, angazhim dhe vëmendje të vazhdueshme institucionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.