Ecohigjiena

Merr fund çdo gjë! Angela Martini konfirmon ndarjen nga Dragos përmes këtij postimi

/ 2 minuta lexim

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka konfirmuar publikisht fundin e marrëdhënies me bashkëshortin e saj, biznesmenin rumun Dragos Savulescu.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja shqiptare ka bërë të ditur se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar, duke theksuar se mirëqenia e djalit të tyre mbetet prioriteti kryesor.

“Pas një kapitulli shumë domethënës së bashku, marrëdhënia jonë ka marrë fund. Djali ynë mbetet dhurata më e madhe e kohës sonë së bashku dhe lumturia e mirëqenia e tij do të jenë gjithmonë në vend të parë”, ka shkruar Angela.

United Hospital

Ajo e ka përmbyllur deklaratën me një mesazh për ish-partnerin, duke i uruar lumturi dhe duke kërkuar respektimin e privatësisë së familjes.

“I uroj Dragosit gjithë lumturinë. Ju falënderoj për mirësinë dhe për respektimin e privatësisë sonë”, ka shtuar modelja.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2025, mediat ndërkombëtare raportuan se Martini kishte paraqitur kërkesë për divorc, pas rreth tetë vitesh martesë. Sipas TMZ, në dokumentet gjyqësore ishin përmendur dallimet e papajtueshme si arsye e ndarjes.

Megjithatë, në fillim të vitit 2026, çifti kishte nxitur dyshime për një ribashkim, pasi ishin shfaqur sërish së bashku në rrjetet sociale.

Angela dhe Dragos u martuan në dhjetor të vitit 2017 dhe nga marrëdhënia e tyre kanë një djalë, Kyree.

Deklarata e fundit e modeles duket se i jep fund paqartësive që kishin qarkulluar prej muajsh rreth jetës së tyre sentimentale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.