United Hospital

Ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në Gjilan: Pa rrymë disa lagje dhe fshatra, përfshirë Velekincën, Zhegrën, Shurdhanin e Pidiqin

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Disa lagje urbane dhe një numër i konsiderueshëm fshatrash të Komunës së Gjilanit do të përballen me ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike, si pasojë e punimeve në rrjetin elektroenergjetik, të cilat janë paralajmëruar për mirëmbajtje dhe ndërhyrje teknike.

Sipas njoftimit për punimet në rrjet, ndërprerjet do të realizohen në disa dalje të tensionit 10 kV, në intervale të ndryshme kohore.

Velekinca dhe disa lagje të Gjilanit pa energji nga ora 10:30 deri në 12:30
Nga NS 110/35/10 kV Gjilan 1 do të ndërpritet dalja 10 kV Velekinca (kodi: 60062006), nga ora 10:30 deri në 12:30.

Mobicasa

Ndërprerja do të përfshijë rrugët Mulla Idrizi, Arbëria, Bajram Llovca, Edit Durham (një pjesë), Elena Gjika (një pjesë), Gursel Bajram Sylejmani (një pjesë), Ibrahim Temo, Martirët e Gjilanit (një pjesë), Xheladin Kurbaliu (një pjesë), si dhe Zabelin e Sahit Agës.

Pa energji elektrike do të mbetet edhe fshati Velekincë, përfshirë Velekincën e Epërme dhe Velekincën e Ulët.

Arsyeja e ndërprerjes është rregullimi i kthinave në rrjetin elektroenergjetik.

Ndërprerje edhe në Arbëri dhe një pjesë të Velekincës
Po ashtu, nga NS 35/10 kV Gjilani IV do të ndërpritet dalja 10 kV J12 Arbëria (kodi: 60063012), në të njëjtin interval kohor, nga ora 10:30 deri në 12:30.

Ndërprerja do të prekë një pjesë të konsumatorëve në rrugët Arben Ramadani, Hysen Tërpeza, Arbëri, Lidhja e Prizrenit, si dhe një pjesë të fshatit Velekincë.

Edhe në këtë rast, punimet kanë të bëjnë me rregullimin e kthinave.

Zhegra, Shurdhani, Pidiqi dhe fshatra të tjera pa rrymë deri në orën 15:00
Ndërprerja më e gjerë në zonat rurale do të realizohet nga TS 35/10 kV Lladovë, përmes linjës 10 kV Zhegra–Ndarsi, në dalje të fshatit Zhegër.

Punimet do të zgjasin nga ora 10:30 deri në 15:00 dhe do të përfshijnë këto nënstacione dhe zona:

Terziq

Seli­sht

Goden

Pidiq 1 dhe Pidiq 2

Restorant Pidiq

Qelik

Shurdhan

Dunav i Ulët

Stanqiq 2

Stanqiq – A. Halili

Zheger te Bullosht

Stanqiq

Dogana Stanqiq

TS i Ri (te varrezat)

Demiraj – Zheger

Pompat Zheger

Ndërkaq, sipas njoftimit, zonat dhe vendbanimet që do të preken përfshijnë: Shurdhanin, Pidiqin, Selishtën, Qelikun, Haxhtën, Isufajn dhe Terziajt, si dhe pjesë të tjera të zonës së përfshirë në rrjetin përkatës.

Arsyeja e kësaj ndërprerjeje është mirëmbajtja preventive dhe pastrimi i trasesë së linjës elektroenergjetike.

Punimet synojnë mirëmbajtjen dhe përmirësimin e kushteve teknike të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Konsumatorëve në Gjilan dhe në fshatrat e përmendura u rekomandohet që t’i marrin parasysh oraret e ndërprerjeve dhe të planifikojnë paraprakisht aktivitetet e tyre familjare dhe afariste./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.