RP

Tronditëse në Gjilan: Gjenden pa shenja jete një burrë dhe një foshnjë në një shtëpi në fshatin Demiraj

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Policia e Kosovës ka konfirmuar se në një shtëpi në fshatin Demiraj të Komunës së Gjilanit janë gjetur dy persona pa shenja jete, një burrë i lindur në vitin 1999 dhe një foshnjë. Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar dërgimin e trupave në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Demiraj të Komunës së Gjilanit, ku në rrethana ende të paqarta janë gjetur dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore dhe një foshnjë.

Lajmi është konfirmuar nga Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, i cili ka bërë të ditur se informacioni për rastin është pranuar më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor. Pas ekzaminimit nga mjeku kujdestar, është konstatuar se të dy personat nuk kishin shenja jete.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohen obduksionit për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me rrethanat apo shkakun e vdekjes së dy personave.

Autoritetet kompetente pritet që pas përfundimit të ekzaminimeve dhe veprimeve hetimore të ofrojnë informacione shtesë për këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur fshatin Demiraj dhe rrethinën e Gjilanit.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa shkaku dhe rrethanat e vdekjes mbeten për t’u përcaktuar nga organet kompetente./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.