Bersant Celina vazhdon shkëlqimin në Arabinë Saudite, shpëton skuadrën e tij nga humbja
Bersant Celina po vazhdon të lërë gjurmë te Al-Ettifaqi, duke qenë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës në këtë edicion të kampionatit arab.
Mesfushori kosovar ishte protagonist edhe në përballjen ndaj Al Taaëonit, ku skuadra e tij siguroi një pikë pas barazimit 1:1.
Celina asistoi në minutën e 90-të, kur Abdullah Ahmed Khateeb realizoi golin që vulosi rezultatin përfundimtar.
Ndeshja, e zhvilluar të shtunën pasdite në kuadër të xhiros së 12-të, pa 30-vjeçarin të qëndronte në fushë gjatë të gjitha 90 minutave, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua ndër më të mirat në këtë takim.
Bersant Celina shkëlqen në Arabinë Saudite, gol dhe asistim në fitoren e Al-Ettifaq
Ky ishte asistimi i dytë i Celinës në këtë edicion të elitës së futbollit arab. Në 12 paraqitje deri më tani, ai ka regjistruar edhe tri gola, duke kontribuar drejtpërdrejt në pesë gola të skuadrës së tij.
Pas këtij barazimi, Al-Ettifaqi ka grumbulluar 19 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë të tabelës./Telegrafi/

