United Hospital

Devijimi i paqartë në rrugën drejt qendrës po shkakton tollovi, qytetarët kërkojnë sinjalistikë më profesionale

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Një shigjetë mezi e dukshme po i huton shoferët në një nga rrugët kryesore që të çon drejt qendrës së qytetit. Qytetarët ankohen se devijimi i qarkullimit është sinjalizuar në mënyrë të pamjaftueshme, duke shkaktuar konfuzion, kthime në drejtim të kundërt dhe kolona të automjeteve.

Fotografia e siguruar nga vendi i ngjarjes tregon se në hyrje të një kantieri, qarkullimi është orientuar përmes një shigjete të vendosur në rrethojën metalike. Megjithatë, kjo sinjalistikë duket e pamjaftueshme për t’i orientuar qartë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht ata që nuk e njohin mirë zonën.

Sipas ankesave të qytetarëve, shumë shoferë e ngatërrojnë drejtimin e lëvizjes, duke përfunduar në kahun e kundërt. Kjo situatë më pas krijon vështirësi në qarkullim, pritje dhe tollovi në këtë pjesë të qytetit.

United Hospital

Qytetarët shtrojnë edhe një çështje tjetër: nëse një projekt kap vlerën prej 18 milionë eurosh, atëherë kujdesi për organizimin e komunikacionit, sinjalistikën dhe informimin e drejtuesve të automjeteve duhet të jetë në nivelin më të lartë profesional.

Një investim i madh infrastrukturor nuk duhet të vlerësohet vetëm nga objekti që ndërtohet, por edhe nga mënyra se si menaxhohet hapësira përreth gjatë realizimit të punimeve.

Kërkesa e qytetarëve është e qartë: sinjalistikë e dukshme, orientim i kuptueshëm dhe masa konkrete për të shmangur konfuzionin në trafik.

Sepse një shigjetë e vetme, që mezi vërehet nga drejtuesit e automjeteve, nuk mund të jetë zgjidhje e mjaftueshme për organizimin e qarkullimit në një rrugë kaq të frekuentuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.