Shkolla e Mesme - UBT

Konjufca: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, synim themelor i politikës së jashtme

/ 2 minuta lexim

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim miqësor një delegacion të Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të përbërë nga përfaqësues të nëntë shteteve anëtare.

Gjatë takimit, Konjufca ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike, duke theksuar se ky hap do të kontribuonte në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i shërbente sigurisë afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Konjufca gjatë bisedës me delegacionin.

AR Katana

Ai ka vlerësuar se orientimi euroatlantik i Kosovës mbështetet në historinë e çlirimit të vendit dhe në vlerat demokratike mbi të cilat është ndërtuar Republika, duke nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një nga synimet themelore të politikës së jashtme të Kosovës.

Ministri ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Asambleja Parlamentare e NATO-s i ka dhënë Kosovës, si dhe për kontributin e diplomacisë parlamentare në afrimin e vendit me Aleancën.

Sipas tij, rajoni ka nevojë për mekanizma të qëndrueshëm të sigurisë, të cilët u rezistojnë ndryshimeve politike dhe kufizojnë hapësirën për përpjekje destabilizuese.

“Sigurinë që e kemi ndërtuar bashkë me aleatët tanë duam ta mbrojmë si anëtarë të së njëjtës Aleancë”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta forconte sigurinë rajonale përmes përfshirjes së vendit në sistemin e mbrojtjes kolektive dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve në Ballkanin Perëndimor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.