Ecohigjiena

Komuna e Kamenicës siguron mbështetje financiare prej 150 mijë eurosh për Qendrën e Kompostimit

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për mbështetje financiare në vlerë prej 150,000 eurosh, me qëllim përfundimin e punimeve në Qendrën e Kompostimit në Kamenicë.

Nënkryetarja Bajralija, ka njoftuar qytetaret se kjo mbështetje financiare synon të mundësojë vazhdimin dhe përfundimin e punimeve në këtë qendër, e cila do të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave organike, reduktimin e ndotjes dhe përmirësimin e kushteve mjedisore në komunë.

Ajo po ashtu ka treguar se projekti po realizohet në bashkëpunim me organizatën sllovene CMSR, e cila ka mbuluar rreth 60% të vlerës së përgjithshme të projektit.

Uje Dea

“Nënshkrimi i këtij memorandumi përbën një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të Qendrës së Kompostimit, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin ndërinstitucional në realizimin e projekteve me interes për qytetarët”, ka thënë Nënkryetarja Bajralija.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar ndaj realizimit të projekteve që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.