United Hospital

Osmani për rastin e Arlindës: Shkarkimet nuk mjaftojnë, duhet të ketë përgjegjësi penale

/ 1 minutë lexim

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi për zyrtarët që, sipas saj, nuk e mbrojtën atë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka kritikuar institucionet, duke theksuar se shkarkimet dhe dorëheqjet nuk mjaftojnë për të adresuar dështimin në mbrojtjen e Arlindës.

“SHTETI E LA NË DUART E VDEKJES”, ka shkruar Osmani në reagimin e saj.

Uje Dea

Ajo ka kërkuar që përgjegjësia të mos kufizohet vetëm në masa administrative, por të përfshijë edhe përgjegjësi penale për zyrtarët që, sipas saj, kanë refuzuar ta mbrojnë Arlindën.

“Për çdo zyrtar që refuzoi ta mbronte, duhet të ketë edhe përgjegjësi penale”, ka deklaruar Osmani.Në fund të reagimit të saj, ish-presidentja ka bërë thirrje për drejtësi dhe llogaridhënie, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “DREJTËSI. PËRGJEGJËSI. BURG!”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.