UBT

Bordet në dorë të koalicionit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Emërimi i anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike nga Qeveria e Kosovës po realizohet përmes “pazareve” politike ndërmjet partive politike në pushtet.Pavarësisht kualifikimit apo kritereve të kërkuara në konkurs, punësohet ai që preferohet nga ekzekutivi apo kryetarët e komunave, varësisht se në cilin rajon gjendet ndërmarrja.

Gazeta “Zëri” ka gjetur se shumica e anëtarëve të bordeve janë pjesëtarë të dy partive në pushtet, LDK-së e PDK-së. Mërgim Lushtaku, djali i ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, është emëruar anëtar i Bordit në ndërmarrjen “Iber Lepenc”.

Uji Dea

Në këtë kompani Qeveria e ka rehatuar edhe Albiona Malokun, e cila është motra e Vlora Dumoshit, shefes së Protokollit të kryeministrit Mustafa. Emra politikë janë përzgjedhur edhe në Bordin e Postës së Kosovës ku janë emëruar Halit Isufi, Mejdi Gjokli, Hysen Fazliu, Branisllav Nikoliq, Metije Jashari dhe Rushan Ceka. Gazeta ka gjetur se Rushan Ceka vjen nga partia e Hashim Thaçit dhe ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Kaçanikut, në kohën e kryetarit, Xhabir Zharkut.

Në Bordin e Aeroportit të Gjakovës janë përzgjedhur Naser Canolli, Brikena Kryeziu, Nora Gola, Nuri Bahtjari, Zenun Shala dhe një pozicion mbetet për më vonë që të plotësohet me një përfaqësues nga komunitetet. Naser Canolli ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës në vitin 2013, ndërkaq Nuri Bahtjari ka qenë kandidat i PDK-së në zgjedhjet lokale për Prishtinën nga radhët e PDK-së; Zenun Shala ka qenë kandidat i LDK-së për kryetar të Junikut në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Për Bordin e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos” janë përzgjedhur Njazi Selmanaj, Enver Aruqaj, Fëllënza Xhelili, Millosh Dimiq, Milazim Bytyqi dhe Nexhat Dedija./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.