United Hospital

Parkingjet e rezervuara në Gjilan ngrenë dilema ligjore: Kush ka të drejtë të vendosë për hapësirat publike?

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Rezervimi i vendparkimeve për automjete të caktuara në lagjen “Bojanina” në Gjilan hap debat mbi ligjshmërinë e kësaj praktike, kompetencat e institucioneve dhe të drejtën e qytetarëve për shfrytëzim të barabartë të hapësirave publike. Kush i autorizon këto rezervime, mbi çfarë baze ligjore bëhen dhe a po respektohen kriteret e barazisë në administrimin e pronës komunale?

Reagimi i plotë nga Bashkim Isufi:

Rezervimi i vendparkimeve për automjete të caktuara në hapësirat pranë ndërtesave të banimit kolektiv në Gjilan ngre çështje që lidhen me bazën ligjore të kësaj praktike, kompetencën për administrimin e tyre dhe të drejtën e banorëve për shfrytëzimin e këtyre hapësirave në kushte të barabarta.

Mobicasa

Kjo praktikë vërehet veçanërisht në lagjen “Bojanina”, ku pranë ndërtesave të banimit kolektiv janë vendosur shenja që tregojnë se vendparkime të caktuara janë të rezervuara për automjete të caktuara. Kjo gjendje kërkon sqarim lidhur me kriteret e përdorura për rezervimin e tyre dhe organin përgjegjës për marrjen e këtyre vendimeve.

Sipas të dhënave kadastrale, parcela ku ndodhen vendparkimet është pronë e Komunës së Gjilanit. Megjithatë, pronësia komunale nuk mjafton, në vetvete, për të përcaktuar statusin juridik të vendparkimeve apo regjimin e shfrytëzimit të tyre. Për këtë arsye, duhet të shqyrtohen edhe destinimi i hapësirës, dokumentacioni përkatës dhe mënyra e administrimit.

Në këtë drejtim, rëndësi të veçantë ka Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Komunën e Gjilanit. Vlerësimi i rastit kërkon të përcaktohet nëse vendparkimet konkrete përfshihen në fushëveprimin e kësaj rregulloreje dhe nëse dispozitat e saj i japin organit përgjegjës kompetencë për rezervimin e vendparkimeve për persona ose automjete të caktuara.

Po ashtu, duhet të shqyrtohet nëse Ligji nr. 04/L-134 për Ndërtesat e Banimit në Bashkëpronësi është i zbatueshëm për hapësirat në fjalë, varësisht nga statusi i tyre juridik. Në thelb, çështja nuk lidhet vetëm me vendosjen e shenjave të rezervimit, por me bazën juridike dhe procedurën mbi të cilën është bërë ky rezervim. Duhet të sqarohet nëse vendimet përkatëse janë nxjerrë nga organi kompetent, nëse mbështeten në autorizim të qartë ligjor dhe nëse përcaktojnë kritere objektive për shfrytëzimin e vendparkimeve.

Po ashtu, është me rëndësi të verifikohet nëse këto kritere sigurojnë trajtim të barabartë për personat që ndodhen në rrethana të krahasueshme. Në Gjilan, menaxhimi i parkingjeve publike i është besuar Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”.

Megjithatë, mbetet të sqarohet nëse vendparkimet pranë ndërtesave të banimit kolektiv në lagjen “Bojanina” përfshihen në sistemin e parkingjeve publike që administrohen nga kjo ndërmarrje dhe, nëse po, cila është baza ligjore për rezervimin e tyre për automjete të caktuara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.