ARKATANA

Udhëzimi “sekret” për faljen e borxheve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria në terr informativ për listën e borxhlinjve. Shuma e borxhit që do të falet vlerësohet të jetë rreth 680 milionë euro.

Analistët dhe deputetët kosovarë dyshojnë se Qeveria synon t’i amnistojë bizneset e oligarkëve ose borxhlinjtë më të mëdhenj, ndaj për këtë arsye është jotransparente në vendimet që merr

Mobi Casa

Udhëzimi Administrativ i Qeverisë së Kosovës për faljen e borxheve, për momentin, mbetet sekret, sepse zyrtarët e Ministrisë së Financave refuzojnë ta bëjnë atë transparent për publikun.

Analisti Isa Mulaj tha se falja e borxheve nuk mund të bëhet me një udhëzim administrativ të lëshuar nga Ministria e Financave, pa u diskutuar në Kuvendin e Kosovës. “Kjo për shkakun e dyshimeve shumë të forta se Ministria dhe ATK-ja, në bazë të paralajmërimeve të mëhershme të tyre, synojnë t’i amnistojnë bizneset e oligarkëve ose borxhlinjtë më të mëdhenj. Pikërisht, këtu është burimi më i madh i mjeteve, me të cilat do të rriteshin dukshëm të hyrat buxhetore të shtetit”, është shprehur ai. “Nëse Ministria do të ndërmarrë hapa në drejtim të faljes së borxheve, atëherë për këtë duhet të ofrojë transparencë të plotë, ku do të përfshihej edhe një komision i pavarur i ekspertëve jashtë politikës, OJQ-ve, medieve, përfaqësues të bizneseve dhe konsumatorëve”, ka deklaruar Mulaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.