United Hospital

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

/ 2 minuta lexim

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet të shihet nëse Lista Studentore, pas formimit të qeverisë së re në Serbi, do t’i ndryshojë qëndrimet dhe qasjen ndaj Kosovës.

Kamberi ka vlerësuar se në Serbi është e vështirë të fitohen zgjedhjet pa mbështetjen e një pjese të elektoratit nacionalist, ndërsa çështja e Kosovës vazhdon të jetë një nga temat më të përdorura në politikën serbe.

Ai ka thënë se pas krijimit të qeverisë së re do të shihet nëse Lista Studentore do ta vazhdojë vijën e deritanishme politike apo do të ketë ndryshim në qasjen ndaj Kosovës.

Fundamenti

“Duhet pasur një fakt, në Serbi nuk mund të fitosh zgjedhje pa pasur ndihmën edhe të asaj pjesë të elektoratit nacionalist. Dhe tema për Kosovën është një ndër temat e preferuara. Do të shohim pasi të krijohet qeveria e re, a do ta mbajnë vijën e njëjtë apo do të ketë ndryshëm në qasje. Sepse ata e akne parë dhe një listë e tiullë, që ka akademikë e profesorë e ka shumë të qartë se gjërat e thënë në memorandumin e para dy muajve, gjërat që pretenduar Vuçiq në raport me Kosovën janë të parealizueshme. Prandaj, do duhej të ndryshonin kursin politik, për tu përballur me një realitet që për 27 vjet mbretëron në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur. Dhe në atë realitet të ndërtojë edhe raporte me Kosovën”, ka deklaruar Kamberi. /Dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.