Rahimaj nënshkruan kontratë prej rreth 860 mijë eurosh për asfaltimin e 53 rrugëve lokale
Kamenicë – Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se janë përmbyllur procedurat administrative dhe është nënshkruar kontrata për asfaltimin e 53 rrugëve lokale në disa vendbanime të kësaj komune.
Sipas njoftimit të Rahimajt, kontrata ka vlerë prej 859,999.98 eurosh dhe përfshin gjithsej 6,512 metra rrugë, të cilat do të asfalt ohen në Kamenicë, Koretin, Petrit, Topanicë, Busavatë, Berivojcë dhe Hogosht.
Afati i kontratës është tre vjet.
Rahimaj ka uruar që projekti të realizohet me sukses, duke e cilësuar si një investim në infrastrukturën rrugore lokale./rajonipress/

