Ndahet nga jeta profesori i historisë Xhemajl Xhemajli
Gjilan – Ka ndërruar jetë profesori i historisë Xhemajl Xhemajli, i cili për dekada kontribuoi në arsim dhe në Fakultetin e Historisë dhe të Edukatës Qytetare.
Ai ishte i njohur edhe për veprimtarinë atdhetare dhe angazhimin politik gjatë viteve ’90 dhe pas çlirimit të vendit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur i biri, Madhërimi, përmes një njoftimi mortor, duke e kujtuar si prind të përkushtuar, intelektual të çmuar dhe njeri me vlera të larta njerëzore e profesionale.
Varrimi do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, në Pogragjë, të martën, në kohën e ikindisë. Ngushëllimet do të mbahen në restaurantin “Parajsa”, të mërkurën, të enjten dhe të premten./rajonipress/

