Uje Dea

Konferenca shkencore në Preshevë, bashkon studiues nga trojet shqiptare dhe diaspora

/ 7 minuta lexim

Nga Sevdail Hyseni – Presheva u shndërrua në një pikë të rëndësishme të bashkëpunimit akademik dhe shkencor shqiptar, më 23 – 24 dhe 25 tetor 2026, duke mirëpritur konferencën shkencore me temën “Studiues të huaj për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare”, të organizuar nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, nën drejtimin e kryetarit të saj, profesor Xhemaledin Salihu.

Konferenca treditore, e mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës, mblodhi akademikë, profesorë, studiues dhe kërkues shkencorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe diaspora. Përmes kumtesave dhe diskutimeve të tyre, pjesëmarrësit trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me historinë, gjuhën, kulturën, etnografinë, arkeologjinë, folklorin dhe trashëgiminë shqiptare, duke vënë në pah kontributin e studiuesve të huaj në dokumentimin dhe interpretimin e këtyre vlerave.

Bordi drejtues për organizimin e Konferencës shkencore në Preshevë përbëhej nga: Prof. Dr. Drita Halimi-Statovci, etnologe, Prof. Dr. Agron Xhagolli, kulturë popullore /folklorist/, Akad. Adem Bunguri, arkeolog, Prof. Dr. Isak Shema, letërsi, Prof. Dr. Izaim Murtezani, folklorist dhe etnolog, Dr. Sc. Shpëtim Memishi, ekonomi dhe Xhemaledin Salihu, profesor, studiues.

Ecohigjiena

Studiuesit e huaj dhe kontributi i tyre në njohjen e shqiptarëve

Punimet e konferencës i konsideroi të hapur kryetari i Kuvendit të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari, në Preshevë, Dr. Sc. Shpëtim Memishi, në kuadër të programi shkencor e cila përfshiu një gamë të gjerë temash, duke dëshmuar rëndësinë e hulumtimeve ndërdisiplinore për njohjen më të thellë të historisë dhe identitetit kulturor shqiptar.

Në qendër të vëmendjes ishin figura të njohura të studimeve shqiptare dhe të albanologjisë, ndër të cilat Edith Durham, Franz Nopcsa, Maximilian Lambertz, Petar Skok, Peter Bart, Arthur Evans, Milan Shufflay dhe studiues të tjerë, veprimtaria e të cilëve ka lënë gjurmë në dokumentimin e historisë, gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare.

Një vend të veçantë në këtë konferencë zuri edhe Lugina e Preshevës, e trajtuar në këndvështrime të ndryshme historike, gjuhësore, etnografike dhe kulturore. Kumtesat e paraqitura synuan të ndriçojnë aspekte të trashëgimisë së kësaj treve dhe të forcojnë praninë e saj në studimet akademike shqiptare dhe ndërkombëtare.

Ndër temat e trajtuara ishte edhe kumtesa “Lugina e Preshevës si vazhdimësi e kodit kulturor shqiptar në dritën e vëzhgimeve të Edith Durham-it”, e cila e vë theksin te rëndësia e vëzhgimeve të studiueses britanike për kuptimin e vazhdimësisë së identitetit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Presheva, shembull i organizimit të veprimtarive shkencore

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, e udhëhequr nga profesor Xhemaledin Salihu, prej vitesh po dëshmon një përkushtim të vazhdueshëm në organizimin e konferencave shkencore dhe në promovimin e trashëgimisë historike e kulturore shqiptare.

Përmes këtyre veprimtarive, shoqata ka krijuar një hapësirë të rëndësishme për takimin e studiuesve, shkëmbimin e përvojave dhe prezantimin e rezultateve të hulumtimeve shkencore. Një pjesë e rëndësishme e këtij angazhimi është edhe botimi i përmbledhjeve me kumtesa, të cilat shërbejnë si burime dokumentare për studiuesit e sotëm dhe brezat e ardhshëm.

Gjatë konferencës u vlerësua rëndësia e vazhdimit të kësaj tradite, e cila i jep Preshevës një rol të veçantë në organizimin e veprimtarive shkencore me karakter gjithëshqiptar dhe rajonal.

Njëri nga pjesëmarrësit e Konferencës shkencore nga Shqipëria Prof. Dr. Agron Xhagolli, duke vlerësuar organizimin dhe përmbajtjen e konferencës, u shpreh se veprimtari të tilla shkencore rajonale janë të rralla edhe në Shqipëri.

Ai e vlerësoi Preshevën si një shembull pozitiv të organizimit të konferencave të këtij karakteri dhe bëri thirrje që kjo traditë të vazhdojë, duke kërkuar një mbështetje më të madhe institucionale nga Shqipëria, krahas asaj të Kosovës.

Ky vlerësim e vë në pah rëndësinë që kanë iniciativat e shoqërisë civile dhe të komunitetit akademik në krijimin e hapësirave të qëndrueshme për zhvillimin e shkencës, ruajtjen e kujtesës historike dhe promovimin e vlerave kombëtare.

Kumtesat do të botohen në një vëllim të veçantë shkencor

Një nga rezultatet e rëndësishme të konferencës është përgatitja për botim e kumtesave të paraqitura gjatë dy ditëve të punimeve. Ato pritet të përmblidhen në një botim të veçantë, duke krijuar një pasuri të re dokumentare për studiuesit dhe të gjithë ata që merren me historinë, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.

Në përfundim të veprimtarisë, autorët e kumtesave u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre shkencor dhe angazhimin në këtë aktivitet.

Programi i konferencës përfshiu gjithashtu promovimin e librit “Personalitete dhe figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, duke e zgjeruar hapësirën e diskutimit për vlerat intelektuale dhe kulturore të kësaj treve.

Bashkëpunimi ndërshqiptar, domosdoshmëri për të ardhmen

Konferenca shkencore në Preshevë dëshmoi se bashkëpunimi ndërmjet studiuesve, institucioneve kulturore dhe organizatave shkencore është një rrugë e rëndësishme për ruajtjen dhe afirmimin e trashëgimisë shqiptare.

Mbështetja e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Kosovës dhe botimi i librit me kumtesa u financua nga Fondi Humanitar i GNTC Gorenje Prishtinë, mbështetur nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, përbën një kontribut të rëndësishëm në realizimin e kësaj veprimtarie shkencore. Në të njëjtën kohë, thirrjet për përfshirje më të madhe të institucioneve të Shqipërisë dhe të aktorëve të tjerë institucionalë nxjerrin në pah nevojën për një qasje të përbashkët ndaj projekteve që kanë vlerë shkencore, kulturore dhe kombëtare.

Në këtë kuptim, Presheva nuk është vetëm vendi ku u mbajt një konferencë shkencore, por edhe një hapësirë ku takohen kujtesa historike, kërkimi akademik dhe përgjegjësia për ruajtjen e identitetit kulturor.

Përmes organizimeve të tilla, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës po kontribuon në pasurimin e studimeve shqiptare dhe në forcimin e lidhjeve kulturore e shkencore ndërmjet Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe diasporës.

Presheva po dëshmon se madhësia e një qendre shkencore nuk matet vetëm me përmasat e saj, por me vlerën e ideve që prodhon, me studiuesit që bashkon dhe me trashëgiminë që ua lë brezave të ardhshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.