Fidanishtja

“Vrasja e një gruaje është një krim i rëndë”, Haradinaj kërkon përgjegjësi

/ 4 minuta lexim

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që pas vrasjes së një nëne të mbajnë përgjegjësi jo vetëm kryesit e veprës, por edhe të gjitha hallkat institucionale që kanë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj e ka cilësuar rastin si të rëndë dhe tronditës, duke theksuar nevojën për hetime profesionale për të identifikuar përgjegjësit, si dhe për reflektim moral e politik nga personat që kanë pasur përgjegjësi në këtë rast.

“Së pari, vrasja e një nëne është krim i rëndë. Edhe ky krim pra duhet me e marrë ndëshkimin ligjor kryesit e kësaj vepre, por edhe të gjithë ata që s’kanë qenë në nivel të detyrës duhet të mbajnë përgjegjësi. Çdo instancë që ka pasur përgjegjësi në këtë rast, duhet të mbajë përgjegjësi dhe t’i jepet përgjegjësia. Është një rast i rëndë, është një lajm shokues dhe duhet me na kthjellë të gjithëve si shoqëri, është një reflektim për ndërgjegjësim, po edhe për instancat e rendit e të ligjit, që kurrë më mos të na ndodhin krime kaq të rënda”, ka thënë Haradinaj.

UBT KOSOVE

Ai ka theksuar se mekanizmat e rendit dhe të ligjit duhet të hetojnë funksionimin e brendshëm të institucioneve dhe rolin e secilit zyrtar të përfshirë në trajtimin e rastit.

“Po, çdo mekanizëm i rendit dhe i ligjit, policia i ka mekanizmat e vet që e heton funksionimin e vet të brendshëm, edhe rolin e secilit në këtë temë. Prokuroria i ka mekanizmat e vet, instancat e tjera i kanë. Unë mendoj që duhet ngriten hetimet e brendshmeve të këtyre mekanizmave, që të gjendet, pra, cilat hallka kanë dështuar? Kush ka dështuar me i kryer detyrat e veta? E njëkohësisht, edhe një përgjegjësi politike, për shkak të ndjenjës morale, duhet me u marrë përsipër”, është shprehur ai.

Haradinaj ka vlerësuar se dorëheqjet, të vetme, nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e problemit, duke kërkuar që hetimet të përcaktojnë se ku kanë dështuar mekanizmat institucionalë.

“Po, e thashë, vetëm ky moral i dorëheqjeve nuk e zgjidh krejt problemin, por dikund po dështojnë mekanizmat e rendit dhe të ligjit. Hetimet profesionale janë të paanshme për me gjetur se cila hallkë nuk e ka kryer punën e vet, qoftë në marrëdhëniet me policinë, prokurorinë, hetuesit apo palët e tjera, duhet me u gjetur është Inspektoratit të Policisë apo mekanizmave të tjerë që mund ta hetojnë këtë. Po edhe një përgjegjësi politike është e nevojshme, për shkak se kjo vërtetë ka marr dimension të rëndë, pra kjo që ka ndodhur është shumë e rëndë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se personat që e ndiejnë përgjegjësinë morale dhe politike duhet të reflektojnë përmes veprimeve konkrete, duke përcjellë mesazhin se dështimet në raste të tilla nuk duhet të kalojnë pa pasoja.

“Pra, nuk po e them kush, por ata që e ndjejnë këtë përgjegjësi morale e politike, do ta ndihmonin, pra përmes një reflektimi, një ndërgjegjësimi, edhe do ta përcillnin një porosi që kjo nuk falet një lëshim, një mungesë serioziteti në një situatë të tillë nuk do të falet kurrë”, ka përfunduar Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.