Vuçiqi e pranon humbjen: Lista e studentëve ka fituar më së shumti mandate në zgjedhje
Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen e listës së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke deklaruar se Lista e Studentëve ka fituar më së shumti mandate.
“Bazuar në mostër, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar lista e studentëve, e cila do të ketë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne rreth 105 mandate”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se lista e tij ka marrë rreth 1 milion e 720 mijë vota, ndërsa lista e studentëve rreth 2 milionë e 200 mijë vota.
Partia Përparimtare Serbe (SNS), së cilës i përket Vuçiqi, ka qenë në pushtet në Serbi që nga viti 2012.

