Shkolla e Mesme - UBT

Bajrami: Korrupsion transparent, numri i kontratave njëburimore ka arrtirur në 2913 – të hetohen

/ 2 minuta lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se numri i kontratave njëburimore të lidhura nga Qeveria e Kosovës ka arritur në afro 3 mijë.

Këtë mënyrë dhënieje të tenderëve, anëtarja e Kryesisë së LDK-së e ka quajtur “KORRUPSION TRANSPARENT”.

“Në kohën kur pacientët lihen pa barna, kinse për shkak të procedurave të prokurimit, numri i kontratave njëburimore (procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë) sipas të dhënave zyrtare ka arritur në 𝟐𝟗𝟏𝟑. Po, po, mirë e lexuat! 𝐍𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐬𝐢 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔, 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞, 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐨𝐫𝐞 k𝐚𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐥𝐨𝐭 𝟐𝟗𝟏𝟑 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐣𝐞̈𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟑𝟓𝟗 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐬𝐡”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Fundamenti

Prej këtyre, Bajrami thotë se “1706 janë kontrata për herë të parë në vlerë prej 304 milionë eurosh, e 1207 janë aneks-kontrata në vlerë prej 55 milionë eurosh”.

Ajo ka kërkuar hetim për këto kontrata.

“Të dashur qytetarë, Rasti i fundit që ishte në medie i furnizimit me pelet nga ana e komunave tregon më se miri dëmet/korrupsionin që bëhet me kontrata njëburimore. Derisa komuna e Podujevës e kishte blerë peletin me kontratë të negociuar 520 euro/ton, komuna e Graçanicës ka blerë nga e njëjta kompani me tender të hapur 380 euro/ton. Dallimi në çmim 140 euro/ton”, shkroi ajo.

“Këto kontrata duhet të hetohen. Të gjitha kontratat që janë lidhë pa aprovim paraprak nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik janë vjedhje me letra e taksave të qytetarëve të këtij vendi, taksave edhe të atyre që shteti s’po ua siguron barnat për trajtimin e sëmundjes së kancerit. Përgjegjësi!”, shtoi Bajrami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.