AR Katana

Deda: Kthimi i Ligjit për Specialen shmangë konfrontimin e Kosovës me BE-në

/ 2 minuta lexim

Analisti, Ilir Deda e ka vlerësuar si hap të mirë kthimin e Ligjit për Specialen për rishqyrtim në Kuvend.

Ai ka thënë se me këtë është shmangur një konfrontim mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Deda ka thënë se ky vendim mund të ketë ardhur edhe si rezultat i konsultimeve që janë bërë jashtë publikut.

UBT KOSOVE

“Hap i mirë, sepse eviton konfrontimin e Kosovës me BE-në, ndoshta është përfundim i konsultimeve që kanë ndodhur jashtë syve të publikut, çka është e pranueshme për BE-në prej ligjit dhe çka ndeshet me Kushtetutën tonë që do të mund të na shkaktonte probleme në të ardhmen”, ka thënë Deda në Tëvë1.

Ai ka thënë se tash është mirë që të bëhen ndryshimet e nevojshme.

Presidentja, Shiroka-Pula pas kërkesës së PDK-së ka rikthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Specialen.

Për këtë veprim ka pas reagim të ashpër nga deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj i cili këtë e vlerësoi si turp të madh dhe goditje për Kosovën.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK qëndrojë parimore duke mos e votuar.

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e kryesisë së PDK-së pas këtij vendimi.

PDK vet kishte iniciuar ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ky ligj ishte përkrahur nga LVV, ndonëse zyrtarë të kësaj partie kishin shprehur dyshime për përmbajtjen e ligjit duke kërkuar që ai të shqyrtohet me kujdes. Por ligji u miratuar në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentes, ku në të njëjtën seancë Justina Shiroka-Pula u zgjidh presidente.

Aleanca poashtu kishte mbështetur ligjin.

Ndërsa në Kosovë për 21 ditë u protestuar ku u kërkau miratimi i këtij ligji.

Bashkimi Evropian kishte reaguar ashpër pas miratimit të ligjit, duke theksuar se zabtimi i tij do të shënonte regres për Kosovën në rrugën drejt anëtarësimin në BE.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.